IB - Matura Ndërkombëtare

PROGRAMI I DIPLOMES IB
Studentėt e Programit tė Diplomės sė IB, studiojnė 6 lėndė nė nivel standart ose tė lartė. Ata duhet tė zgjedhin njė lėndė nga secili prej 5 grupeve tė lėndėve, duke siguruar kėshtu eksperiencė tė gjerė nė gjuhė, shkenca sociale, ato eksperimentale dhe matematikė. Lėnda e gjashtė mund tė jetė nga fusha e artit e zgjedhur nga grupi i gjashtė i lėndėve, ose studentėt mund tė zgjedhin njė tjetėr lėndė nga 5 grupet e para.

Gjithashtu, programi ka si kėrkesė, pėrmbushjen e tri lėndėve bazė qė janė futur pėr tė zgjeruar eksperiencėn edukative duke i sfiduar studentėt pėr tė aplikuar dijet e tyre.

Nje ese e gjatė ėshtė kėrkesė pėr studentėt, duke i pėrfshirė nė kėrkimin e pavarur nėpėrmjet njė studimi tė thellė tė njė ēėshtje lidhur me njė nga lėndėt qė ata po studiojnė. Kjo ese, me njė limit prej 4,000 fjalėsh, i pajis ata me aftėsitė e shkrimit tė kėrkuar nė nivel universitar.

Teoria e Dijes ėshtė njė lėndė qė inkurajon studentėt tė reflektojnė mbi natyrėn e dijes duke ekzaminuar nė mėnyrė kritike mėnyrat e ndryshme tė dijes (perceptimin, emocionet, gjuhėn dhe arsyen) dhe llojet e ndryshme tė dijes (shkencore, artistike, matematike dhe historike).

Krijimtari, aksion, shėrbim (CAS) kėrkon qė studentėt aktivisht tė mėsojnė nga eksperiencat e detyrave reale pėrtej ambjenteve tė klasės. Studentėt mund tė kombinojnė tė tri komponentėt ose tė organizojnė aktivitete tė ndara pėr secilėn prej komponentėve. Pjesėmarrja nė aktivitetet CAS, u lejon studentėve tė pėrfshihen nė aktivetete artistike, sportive dhe shėrbim komunitar, duke i forcuar ndėrgjegjen dhe vlerėsimin pėr jetėn.

Grupet e lėndėve qė ofrohen nė IB

Grupi 3: Individėt dhe Shoqėria

Eshtė kėrkesė qė studentėt tė studiojnė tė paktėn njė lėndė nga ky grup.
Disa nga lėndėt e ofruara nė kėtė grup janė:
- Biznes dhe Menaxhim
- Ekonomik
- Gjeografi
- Histori
- Teknologjia e Informacionit nė njė Shoqėri Globale
- Filozofi
- Psikologji
- Antropologji Sociale dhe Kulturore.

Tė gjitha kėto lėndė mund tė zhvillohen nė nivel standart ose tė lartė.

Ndjekja e njė prej kėtyre lėndėve ofron mundėsi zhvillimi tė vlerėsimit kritik mbi eksperiencėn dhe sjelljen njerėzore.

Gjithashtu, ēdo lėndė ėshtė ndėrtuar nė formė tė tillė qė tė zhvillojė tek studentėt aftėsitė e identifikimit, analizės kritike dhe vlerėsimit tė teorive, koncepteve dhe argumentave qė lidhen me natyrėn dhe aktivitetet e individėve dhe shoqėrisė.

Grupi 4: Shkencat Eksperimentale

Eshtė kėrkesė qė studentėt tė studiojnė tė paktėn njė lėndė nga ky grup.

Disa nga lėndėt e ofruara nė kėtė grup janė:
- Biologjia
- Kimia
- Teknologji Dizajn
- Fizika

Tė gjitha kėto lėndė mund tė zhvillohen nė nivel standart ose tė lartė.

Ēdo lėndė pėrmban thelbin e dijes sė bashku me metodat dhe teknikat shkencore qė studentėt duhet tė mėsojnė dhe tė aplikojnė. Studentėt mėsojnė tė zhvillojnė aftėsitė pėr tė:

- analizuar
- vleresuar
- pėrmbledhur informacionin shkencor

Group 5: Matematikė dhe Shkenca Kompjuterike

Eshtė kėrkesė qė studentėt tė studiojnė tė paktėn njė lėndė nga ky grup nė matematikė; shkenca kompjuterike ėshtė me zgjedhje.

Lėndėt e ofruara nė kėtė grup janė:

Matematikė:

- Studime Matematike nivel standard
- Metoda Matematike nivel standard
- Matematikė nivel i lartė
- Matematikė nivel standard

Qėllimi i kėtyre lėndėve ėshtė tė mundėsojė studentėt tė:

- zhvillojnė njohuri matematikore, konceptet dhe parimet e saj
- zhvillojnė mendimet logjike, kritike dhe krijuese
- zhvillojnė pėrmirėsimin e fuqive tė tyre pėr abstrakten dhe tė pėrgjithshmen

Studentėt gjithashtu inkurajohen tė vlerėsojnė dimensionet ndėrkombėtare tė matematikės dhe shumėllojshmėrinė e perspektivės kulturore dhe historike tė saj.

Shkencat Kompjuterike
Nėse zgjidhet kjo lėndė, duhet studjuar nė vazhdim tė njė lėnde matematikore nė nivel standard ose tė lartė.

Qėllimi i kėsaj lėnde ėshtė tė zhvillojė tė kuptuarit e:

- organizimit tė sistemeve kompjuterike
- pėrdorimin e kompjuterave nė njė varietet disiplinash, aplikimesh dhe kontekstesh.

Grup 6: Artet

Studimet nga ky grup janė opsionale (jo tė detyrueshme).

Katėr lėndėt janė:

- Film
- Muzikė
- Teatėr
- Arte Vizuale

Kėto lėndė mund tė ofrohen nė nivel standart ose tė lartė.

Kėto lėndė krijojnė mundėsinė pėr njė shkallė tė lartė pėrshtatje me kontekste tė ndryshme kulturore.

IB Diploma Programe Zgjedhja e Lėndėve

Studentėt mund tė zgjedhin opsione tė ndryshme lėndėsh; ne po ju tregojmė disa zgjedhje tė bėra nga studentė tė ndryshėm si mė poshtė.

SL Niveli Standart
HL Niveli i Lartė
SL Japonisht
SL Spanjisht A1
SL Histori
HL Biologji
HL Fizike
HL Matematikė HL Anglsiht A1
HL Frėngjisht B
HL Antropologji Kulturore dhe Sociale
HL Kimi
SL Matematikė
SL Teatėr
HL Anglisht A1
SL Norvegjisht A1
HL Histori (Evrope)
SL Biologji
SL Studime Matematike
HL Arte Vizuale

Diploma IB ėshtė njė pasaportė pėr arsimin e lartė. Universitete tė ndryshme pėrreth botės mirėpresin studentėt e Programit Unik tė Diplomės IB dhe vlerėsojnė mėnyrėn me tė cilėn programi ndihmon nė pėrgatitjen e studentėve pėr nivelin universitar.

Studentėt e IB, fitojnė pranimin nė disa prej universiteteve mė tė njohura nė botė.

Shumė prej tyre kanė pėrcaktuar edhe politikat e njohjes pėr diplomat IB.

Shembuj Universitetesh qė pranojnė menjėherė Diploma IB:

Oxford University, Britani e Madhe
University of British Columbia, Kanada
University of Auckland, Zelandė e Re
Harvard University, SHBA
Aktualisht, janė mbi 2545 universitete nga 75 vende qė njohin diplomėn IB.
Madje, shumė universitete ofrojnė bursa pėr mbajtėsit e Diplomės IB.

P.Sh:
Gjermani, International University of Bremen; France, American University of Paris; Britani e Madhe - Richmond - The American International University, LondėR, University of Birmingham , University of Buckingham, University of East, Anglia, University of Reading; University of Sheffield, si dhe mė shumė se 100 universitete nė SHBA dhe Kanada.

Pėr Prindėrit

Prindėrit e studentėve tė Diplomės IB pėrfshihen nė njė proēes mjaft tė rėndėsishėm vendim-marrjeje, pėrsa i pėrket edukimit tė fėmijėve tė tyre, dhe mund tė kenė dėshirė tė kuptojnė programin IB, si dhe sfidat dhe avantazhet qė mund tė sjellė ky program.

Tek JDJ Albania, prindėrit do tė kenė partnerin e duhur pėr tė gjetur shkollėn e pėrshtatshme pėr fėmijėn e tyre, pėr pjesėmarrje nė programin e diplomės IB.

Gjithashtu, tek ne, prindėrit mund tė gjejnė informacion tė detajuar dhe staf tė gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur ēdo pyetje. Ēdo shkollė qė ofron Diplomėn IB ėshtė e autorizuar nga IB World School. Nėse nuk ėshte e tillė, ajo nuk mundet tė ofrojė njė program tė tillė.